Kryeministri Edi Rama ka organizuar një takim me përfaqësues të shoqatës së ricikluesve. Gjatë bisedimeve ai theksoi vendosmërinë e qeverisë së tij për t’i dhënë dorë zhvillimit të industrisë ricikluese në vend, duke nënvizuar se ligji për importin e mbetjeve do të sjellë vetëm të mira publike, para dhe punësim.
“Aspekti ekonomik është i domosdoshëm për t’u konsideruar. Do të sjellin impakt pozitiv në mjedis, në ekonomi, në punësim. Ndezim me këtë ligj një tjetër motor në ekonominë tonë. Çdo vend e ka këtë industri një ndër motorët e ekonomisë së vet. Nuk është e vërtetë, nuk kemi ngrënë asnjë fjalë. Nuk i kemi lejuar, si lejojmë dhe nuk do t’i lejojmë plehrat në Shqipëri. Po lejojmë mbetje që prodhojnë para dhe punësim dhe që duke mos u djegur dhe groposur riciklohen, pra nuk ë cënojnë natyrën”- tha Rama.
Më tej kreu i qeverisë sqaroi ndryshimet që i janë bërë ligjit që anuloi sapo erdhi në pushtet:
“Ligji që anuluam, krijonte hapësirë për import plehrash për djegie apo groposje në Shqipëri, pra mbeturina të pariciklueshme. Së dyti lejonte licencimin e çdolloj subjekti kërkues për import mbetjesh. Së treti aplikohej në një kontekst krejtësisht të paqëndrueshëm. Ligji i ri në thelb ka vetëm një ndryshim në raport me industrinë e riciklimit. Ligji i ri i njeh të drejtën të gjithë subjekteve që kanë struktura industriale riciklimi të blejnë mbetje të gjelbërta dhe ti importojnë ato. Kaq, ky është thelbi. Të gjitha të tjerat janë spekulime dhe përpjekje për të instrumentalizuar një emocion krejtësisht të natyrshëm dhe të kuptueshëm në publik, lidhur me këtë temë”.
Sipas Ramës para miratimit të këtij ligji ishim i vetmi vend në Europë, i vetmi vend në Ballkan që nuk i njihnim industrisë së riciklimit të drejtën e blerjes së lëndës bazë dhe të importimit të saj. Pika doganore nga ku do të importohen mbetjet është porti i Durrësit. Ai pohoi para të pranishmëve por edhe për publikun e gjerë se në Shqipëri nuk do vinë plehra, por mbetje të riciklueshme.
“Durrësi, pika doganore për importim. Ne kemi krijuar një Inspektorat të Mjedisit në shkurt të 2015-ës. Doganat tona kanë marrë vlerësimin për bazën e analizës instrumentale. Në të gjitha pikat doganore, ka kontroll radio-metrik. Pra, për çdo përbërje radio-aktiviteti dhe është marrëzi të mendosh se nëse ka qëllime të paligjshme për të kaluar mallra me përbërje radio aktive u dashka pritur që të bëhet ky ligj. Kjo është një marrëzi. Ndërkohë, importuesit që janë jo vetëm të licencuar, të siguruar, kanë edhe një volum për aktivitetin e tyre. Është e palogjikshme të mendosh se kush k një fabrikë riciklimi do shkoj jashtë dhe do blejë më shumë sa mund të importoj. Ka një pyetje që meriton përgjigje. Pse duhet blerë letër apo plastikë, apo alumin? Kur Shqipëria ka një problem serioz për pastrim. Është e thjesht, pasi këto mbetje nuk janë plehra, por lëndë e parë me vlerë. Në KE është në diskutim kalimi përfundimtar i tyre në listën e lëndëve të para. Nga ana tjetër, industria nuk do mund të zgjidhi problemin e riciklimit në Shqipëri. Ne jemi shumë të vendosur ta çojmë para këtë proces dhe pjesë e kësaj të drejtë janë edhe këto kompani. Pasi, nuk do mundemi dot që të bëjmë ndarjen nëse nuk kemi fabrika.”, tha Rama.
Nër të tjera Rama u dha përgjigje disa prej pikëpyetjeve të skeptikëve për ligjin e mbetjeve, duk marrë shembullin e Napolit të Italisë. Sipas tij, Napoli është vendi ku ka konflikt mes pushtetit dhe mafias, ku kjo e fundit nuk lejon riciklim.
“Shikoni Napolin. Problemi themelor i Napolit është se strukturat e kontrollit të aktivitet dhe që dihet botërisht se kanë përzierje mafioze, janë kundër ricikilimit. Në Napoli ka qenë e pamundur që të vendosjen riciklimi, sa herë janë tentuar që të ndaheshin mbetjet, kërciste dinamiti. Beteja në Napoli është e atyre që groposin deh duan të kenë monopolin e mbetjeve. Pse shet Europa lëndën e parë? Është e njëjta gjë, janë lëndë me vlerë që rikthehen në treg. Është e paimagjinueshme që të jesh ambientalist dhe të jesh kundër riciklimit.”, përfundoi Rama.





