24 dhjetor 2013 – Kryeministri Edi Rama së bashku me bashkëshorten e tij Linda edhe këtë vit kanë qenë në shtëpinë e dëshmorit të 21 janarit, Aleks Nika në këtë prag Krishtlindjes. Një pritje e ngrohtë nga familjarët të cilëve ende nuk u janë tharë lotët dhe ku dhimbja është pjesë e të përditshmes së tyre. Moment i veçantë për vajzat e vogla të Aleks Nikës, ishte hapja e dhuratave për të cilat Rama dhe bashkëshortja e tij ishin kujdesur që të ishin pranë dëshirave të vogëlusheve. Në një atmosferë feste, Kryeministri Rama dhe bashkëshortja Linda kanë përcjellë për familjen Nika urimet më të sinqerta për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.
Rama me bashkëshorten për Krishtlindje në shtëpinë e Aleks Nikës (foto)
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
FIFA nuk rishikon çmimet e SHBA-Paraguaj, organizatorët kanë problem me shitjen e biletave për ndeshjen hapëse
Takimi me Ramën në Athinë, reagon Mitsotakis: Mbështesim Shqipërinë në rrugën e saj të vështirë drejt anëtarësimit në BE
Shkeli rregullat e qarkullimit, dënohet me burg futbollisti i PSG-s
Kremlini: Putin mund të takohet me Zelenskyn vetëm për finalizimin e një marrëveshjeje paqeje në Ukrainë





