Tensione në protestën e Rrjollit në Velipojë. Banorët janë përplasur me policinë në vendin ku po ndërtohet resorti turistik, projekt të cilin ata e kundërshtojnë. Pasi janë përplasur me policinë, banorët kanë tentuar të heqin një pjesë të rrethimit me kangjella.

Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, banorët kanë lëshuar thirrje kundër klasës politike në vend.