Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas zhvillimit të diskutimeve në samitin e BE-së, teksa në konferencë për shtyp u shfaq krah homologëve tëtij Aleksandër Vuçiç dhe Dimitar Kovacevski.

“Faleminderit që jeni këtu dhe më lini të shpreh keqardhjen e thellë për BE. Më vjen keq për ta dhe shpresoj se mund t’i ndihmojmë. U përpoqa ti them disa gjëra në takim dhe do të ndaj me ju disa prej tyre sepse nuk dua të marr aq kohë sa u mor në takim. Charles Michel më tha se kemi  3 minuta, por unë i thashë se do shërbenin edhe 30 sekonda po të kishin mbajtur fjalën ndaj 3 minuta s’ishin mjaftueshëm. I thashë se ndihesha mirë dhe keq se isha me ata. Mirë se jemi europianë, por keq se ne nuk mund të jemi këtu si evropianë por si miq në një shtëpi të ndarë. Dhe është diçka vërtet shqetësuese”, tha Rama.