Vetëm pesë ditë pasi u operua nga apandesiti, Rama ka nisur sot fushatën nga Kamza me Rakip Sulin.

Pasi tha se ka një tjetër apendicit me ‘dy koka dhe të dhimbshëm për të hequr’, Rama kërceu me banorët me këngën e fushatës së Partisë Socialiste.

“Herës tjetër sigurohuni që simfonia të jetë me e lartë, sidomos kur të vini në Kamëz. Qielli i pastër dhe filluan pikat e begata të shiut”, tha Rama pas kërcimit.

Edi Rama: “Kemi një apandesit për të hequr që është i dhimbshëm i shumë viteve me dy koka, emrat që nuk po i përmend mos të prishim kënaqësinë e kësaj feste të gjelbër. Duke luftuar me mjekët dhe stafin tim për të dalë nga kafazi, ata kanë të drejtën e tyre, më në fund ju mora një takim jashtë zyre dhe shtëpie dhe i thashë do të shkoj te Rakip Suli në Kamëz sepse këtu është pasqyra më kuptimplotë e fjalës “Rilindje”. Ndër të tjera kam qenë edhe i bezdisur shumë nga disa kritika me buzë shumë të holla që janë mërzitur nga tallavaja jonë. Sikur të ishin njerëz që dëgjojnë Bethovenin do ua falja, por dëgjojnë Saliun dhe Ilirin.”