Kryemistri Rama vazhdon ka qenë në Selenicë të Vlorës ku ka vijuar me ndarjen e legalizimeve të shtëpisë. Ai ka vizituar dy të moshuar për t’i dorëzuar lejen, që si u shpreh kreu i qeverisë ishte e fundit nga 435 shtëpi që janë legalizuar në këtë zonë.
Të moshuarit e kanë pritur me raki e qerasje Ramën, ndërsa zonja e shtëpisë është shprehur “Të kuq ishim, socialist jemi”. Gjatë bashkëbisedimit live edhe nga Facebooku kryeministri ngriti një gotë raki e bëri gëzuar me të zotët e shtëpisë.
Ndërsa dialogonte me të moshuarën, të shumtë ishin komentuesit që e ndiqnin live dhe i kujtonin çadrën por edhe i jepnin këshilla të mos pinte shumë alkool.



DIALOGU ME ZONJËN E SHTËPISË
Rama: Po djemtë ku i kini?
E moshuara: Punojnë andej vijnë ketu, investojnë..
Rama: Këtu do vijnë ku do shkojnë…Ne erdhëm këtu se ju kemi sjellë këtë…lejen e legalizimit
E moshuara: Faleminderit rrofshi
Rama: Prit, Kjo është e fundit për Selenicën, 435 shtëpi kanë tani lejen
Kryeministri ia dorëzon lejen gruas së moshuar: Mbaje ti këtë se gratë janë më të sigurta, burrave nuk iu dihet asnjëherë…
Rama: Po t’i ç’punë ke bërë ?
I moshuari: 30 vjet minator në Selenicë kam punuar..
Ndiqni për më shumë videon e mëposhtme.





