Kryeministri Edi Rama, bashkë me sekretarin e Përgjithshëm të selisë rozë, kanë mbledhur sot në një takim drejtues politik dhe deputetet e qarqeve ku ka zgjedhje.

Këtë të hënë, Rama ishte në takim me strukturën e qarkut të Fierit, përshkak të zgjedhjeve të pjesshme lokale që do të mbahen në datë 6 mars.

Në qarkun e Fierit, zgjedhjet do të zhvillohen në Bashkinë Lushnje, pas arrestimit për korrupsion të ish-kryetarit, Fatos Tushe.