Kryeministri Edi Rama ka preferuar që të mos e komentojë vendimin e gjykatës për të dënuar me burg ish-ministrin Saimir Tahiri. Gjatë pyetjes së gazetarëve, kreu i qeverisë tha se e ka ditur mirë se çfarë ka bërë kur ka udhëhequr Reformën në Drejtësi dhe po të kthehej pas në kohë do të bënte të njëjtën gjë.

“Nuk komentoj asnjëherë vendimet e gjykatave. E kam ditur mirë çfarë kam bërë kur kam udhëhequr Reformën në Drejtësi, njëqind herë të kthehesha mbrapsht njëqind herë do të bëja të njëjtën gjë. Patjetër për këtë çështje dhe për të tjera në lidhje me Reformën në Drejtësi do të kemi plot kohë të flasim”, tha Rama.