Kryeministri, Edi Rama, ka folur pasi ka marrë dozën e tretë të vaksinës. Në një prononcim për mediat ai ka paralajmëruar edhe një herë vaksinim të detyruar për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Ai iu bëri thirrje shqiptarëve që të vaksinohen, sepse mund të vijë momenti që të ndaloheni të shkoni edhe në punë.

Nëpunësit e shtetit të vaksinohen, pasi mund të vijë momenti që do të ndalohen të shkojnë në punë pa pasur pasaportën e vaksinimit dhe nuk do të paguhen. U them të gjithë atyre që kanë të bëjnë me hapësirat publike, të vaksinohen, pasi mund të vijë momenti që nuk do lejohen që të futen. U them atyre që kanë dyqan që të vaksinohen pasi mund të vijë momenti që t’u mbyllet dyqani”,- tha Rama.