28 qershor 2015 – Mbrëmjen e së shtunës, kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja Linda, ka mbërritur në Durrës për të shijuar një darkë në qytetin bregdetar së bashku me kreun e bashkisë Vangjush Dakon dhe bashkëshorten e tij.

Çifti Rama dhe Dako kanë zgjedhur një prej restoranteve më në zë të Durrësit në zonën e Vollgës, për të ngrënë një darkë dhe për të shijuar edhe panoramën e bukur që të ofron bregdeti i Durrësit.

Burime për agjencinë e lajmeve “Dyrrah”, tregojnë se disa prej fëmijëve dhe jo vetëm, që ndodheshin në restorant, u entuziasmuan kur panë Ramën të hynte. Nuk kishin si ta humbisnin këtë rast, për të pasur dhe ata një kujtim me kryeministrin e vendit. Nxituan për të bërë një foto me Ramën, ku ky i fundit nuk ngurroi që të pozonte menjëherë me ta.

Kjo darkë fundjave e Ramës në Durrës, vjen pas suksesit të PS-së në Bashkinë e Durrësit, ku Vangjush Dako u zgjodh kryetar i bashkisë për herë të tretë.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/