Kryeministri Edi Rama ka publikuar në “Facebook” pamjet e ish-fabrikës së tullave në Lushnjë.

Rama shprehet se ish-fabrika e tullave në Lushnjë është transformuar totalisht, për t’u shndërruar në park fotovoltaik për prodhim energjie.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

Fusha e ish-fabrikës së tullave në Allprenaj, Lushnje, e transformuar totalisht për t’u shndërruar në një park fotovoltaik për prodhim energjie, si dhe në një hapësirë të gjelbërt, shlodhëse për qytetarët lushnjarë🤝