Kryeministri Rama ka zhvilluar një vizitë në Senatorium ditën e djeshme për të parë kushtet e reja në të cilat punojnë mjekët.
Ai ka mbajtur edhe një bashkëbisedim me mjekët në lidhje me rritjen e pagave të tyre.
Madje në fillim të bashkëbisedimit, kryeministri i ndërpret fjalën drejtorit të spitalit dhe i merr letrën, ku ai kishte shkruar ato që do të thoshte.
“Lëre këtë letrën se s’kemi nevojë për to”, tha Rama.
Shihni videon më poshtë.





