Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, do të vijojë turin e takimeve me diasporën, në Milano, ku do të takojë bashkatdhetarë të cilët jetojnë, punojnë dhe studiojnë në vendin fqinj.

Takimi do të zhvillohet në pallatin e sportit në Busto Arsizio, afër qytetit e Milanos, në orën 11:00.

Në një postim në rrjetet sociale, në lidhje me eventin, Rama ka shkruar se po niset nga Rinasi, për atë që e konsideroi si “vallja e dytë kuqezi në Europë”.

“MIRËMËNGJES
dhe nga Rinasi ku po nisemi për vallen e dytë kuqezi në Europë, me shqiptarët e Italisë që sipas kërkesës së tyre do t’i mikpresim në një pallat sporti edhe më të madh se në Athinë, me shpresën që askush nuk do të mbetet pa gjetur vend siç fatkeqësisht na ndodhi në Greqi, ju uroj të gjithëve një të diel sa më të mbarë”, shkroi Rama.