Gjatë vizitës në aeroplanmbajtësen amerikane, kryeministri Edi Rama është takuar me Albin, një të ri nga Durrësi që ka lindur në Florida.

Rama shprehet se atë e ka kthyer në Shqipëri “Harry S. Truman”, ndërsa shkëput edhe një frazë të tij.

“Me Albin, durrsakun e lindur në Florida, që shërben në aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman”, i cili thotë, ‘Amerikën e kam shtëpi, Shqipërinë e kam atdhe’”, shkruan Rama.