Kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë vizitës së tij në SHBA ka takuar biznesmenin e njohur George Soros.

Ai ka postuar një foto në faqen e tij në Facebook ku shkruan se ai është një mik i çmuar dhe një mbështetës i palëkundur i Shoqërisë së Hapur.

“Në Nju Jork me mikun e çmuar George Soros, një mendje e rrallë dhe një mbështetës i palëkundur i Shoqërisë së Hapur” – shkruan Rama.

Ndërkohë, kujtojmë se George Soros akuzohet nga ish-kryeministri Berisha si arkitekti i shpalljes non grata të tij dhe personi që kontrollon reformën në drejtësi në Shqipëri.