Kryeministri Edi Rama këtë të diel e ka nisur ditën me një video të një medie italiane, e cila ka realizuar një reportazh për turizmin në Shqipëri. Gazetarja italiane ka intervistuar Ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.

Në intervistën e tij, Dako flet për rëndësinë që ka porti i Durrësit për qytetin bregdetar dhe për projektin “Veliera”, një investim 6 milion euro që po realizohet pranë shëtitores “Taulantia”, i projektuar nga një studio arkitekturore nga Firence.

Postimi i Ramës:

MIRËMËNGJES 

dhe me këtë reportazh të medias italiane për Shqipërinë dhe transformimin çdo ditë e më shumë të saj në një destinacion të jashtëzakonshëm turistik, ju uroj një të dielë të qetë