Kryeministri i vendit Edi Rama, zhvilloi ditën e sotme një vizitë në Vlorë, ku në Bazën Detare të Pashalimanit u nënshkrua marrëveshja për prodhimin e mjeteve lundruese ushtarake në Shqipëri. Kjo nismë do të realizohet ndërmjet bashkëpunimit të kompanisë italiane të ndërtimit të anijeve, Fincantieri, dhe një kompanie shqiptare.

Kompania Fincantieri dhe shoqëria shqiptare KAYO sh.a. realizuan nënshkrimin e kësaj marrëveshje në bazë të së cilës do të mundësohet prodhimi i mjeteve lundruese, të cilat si fillim do të përmbushin nevojat e Forcave të Armatosura dhe pjesa tjetër do të përdoret për eksport ndërkombëtar.