18 qershor 2015 – Kryeministri Edi Rama nga xhamia e re e Dragostunjës në Librazhd, uroi të gjithë besimtarët myslimanë për muajin e madhërishëm të Ramazanit.

Përveç urimit, Rama nuk la pa vlerësuar edhe projektin e xhamisë, si simbol i vullnetit të mirë dhe bashkëjetesës fetare në vend .

“Nuk është thjesht një xhami e rindërtuar, por është edhe një xhami e përzgjedhur për të qenë një hapësirë ku kaligrafia e vjetër dhe fryma e re e kësaj drite besimi bashkëjetojnë në harmoni të plotë.

Ju uroj të gjithëve që të jetë i mbarë për të gjithë ky muaj i madh i Ramazanit. Ua çoj këtë urim të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen”,u shpreh kryeministri Rama.

Xhamia e re e Dragostunjës e ndërtuar me kontributet e vetë besimtarëve por edhe të Myftinisë së Tiranës, është përuruar për muajin e shenjtë të Ramazanit.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/