Ish- kryeministri Sali Berisha komenton takimin e djeshëm të kryeministrit Rama në Zvicër dhe “gricjen” me gazetarin helvet për Dritan Zaganin.

Berisha shkruan se Rama ngadoqë që shkon po ja përplasin në fytyrë realitetin e hidhur të drogës shqiptare.

Kudo qe shkon ne bote Ediskobarit ne vend te luleve i vene kanabis!

Gazetari zvicerian me pyetjen e tij i hedh Rames kanabisin ne fytyre!

Presidentja e Zvicres, Leuthard deklaron se: "Unë mund të them se kemi biseduar në lidhje me praninë e fortë që ka trafiku i drogës në Shqipëri"

Te dashur miq, mediat njoftojne se ne konferencën për shtyp me presidenten e Konfederates Helvetike, Doris Leuthard, Ediskobari u pyet nga gazetari i të përditshmes “Le Temps” mbi çështjen e Dritan Zaganit, ish-shefit të antitrafikut të policisë së Fierit që ka fituar azil politik në Zvicër.

Gazetari tha se “vizita e Ramës në Zvicër vjen në momentin kur ky vend ka dhënë për herë të parë një azil politik pasi një ish-oficer policie denoncoi marrëveshjet e trafikantëve me zyrtarët dhe tashmë akuzon kryeministrin. A ishte dhe kjo çështje pjesë e diskutimeve?” – pyetik gazetari i “Le Temps”, citon lapsi.al.

Ramës nuk i ka pëlqyer kjo pyetje dhe i ka kthyer një përgjigje tallëse dhe ironike. “Gazetarët qenkan njëlloj, si në Zvicër edhe në Shqipëri. Kjo është fantastike” – tha Rama që sërish u mor me gazetarin dhe jo me pyetjen.

Në këtë moment ka ndërhyrë Presidentja e Konfederatës së Zvicrës Doris Leuthard.“Unë mund të them se kemi biseduar në lidhje me praninë e fortë që ka trafiku i drogës në Shqipëri! sb