Nga Mentor Kikia
Zgjedhjet e 30 qershorit ishin edhe te qeta edhe të dhunshme;
Ishin edhe demokratike edhe jo shumë demokratike;
Ishin edhe legjitime edhe të jolegjitime;
Ishin edhe të lira edhe nën presion;
Shqiptarët votuan të qetë, por skishin kë të zgjidhnin;
Si të gjitha raportet, edhe ky ka dy këndvështrime, edhe për PS-në edhe për PD-në. Të dyja palët kanë të drejtë, ashtu sic edhe e interpretuan.
Por unë dua të veçoj një paragraf, pasi mendoj se e keqja fillon dhe mbaron këtu:
“ODIHR ishte dëshmitar i rasteve të kërcënimit të votuesve dhe shkeljes së fshehtësisë së votës në qendrat e votimit, mirëpo për këto raste nuk është regjistruar zyrtarisht asnjë procedim penal nga prokuroria. Ka një shqetësim për mungesën e përgjithshme të efektivitetit të hetimeve penale që kontribuojnë në perceptimin e përhapur të pandëshkueshmërisë mbi krimet elektorale të kaluara, duke përfshirë votimin dhe presionin ndaj votuesve”.
Për aq kohë sa askush nuk shkon në burg për shantazhin ndaj votuesve dhe shit-blerjen e votës, zgjedhjet nuk do të jenë të lira, edhe sikur me daulle të shkojmë të votojmë.