Ekspertët paralajmërojnë se jeta jo e shëndetshme e të rinjve, po sjell pasoja negative çdo ditë e më shumë.  Studimet e fundit kanë arritur në përfundime se rastet e kancerit janë rritur tepër duke prekur kryesisht grupmoshat e reja nën 50 vjeç.

Normat u rritën me 24% në moshat 25-49 vjeç midis harkut kohor të viteve 1995 dhe 2019.

Analiza nga Cancer Research UK, zbuloi se mbi 75 vjeç rreziku rritej me 10%.

Prof Charles Swanton tha: “Ndryshimet në stilin e jetës dhe dietat me kalimin e kohës, dhe rritja e obezitetit, të gjitha mund të kontribuojnë në rritjen e kancerit të hershëm”.

Obeziteti i cili është dyfishuar në rreth 30 për qind gjatë të njëjtës periudhë kohore, është lidhur ngushtë me shfaqjen e kancerit.

Ky rezultat vjen pasi kërkimet amerikane lidhën ushqimet me shumë sheqer dhe më pak fibra me bakteret e këqija të zorrëve.

Ekspertët në Universitetin Shtetëror të Ohajos zbuluan se kjo mund të shkaktojë inflamacion që rrit rrezikun e kancerit të zorrëve.

Ata thanë se moshat nën 50 vjeç me kancer, kishin qeliza që dukeshin 15 vjet më të vjetra se sa janë, potencialisht për shkak të dëmtimit të ënjtjes.