12  dhjetor 2014 –  Vazhdon debati pas skandalit të trefishtë të dopingut në sportin e peshëngritjes. Pas deklaratës së Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar ka ardhur edhe reagimi i zv/presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes Ilir Kulla, i cili nëpërmjet një postimi në Facebook e quan të gjithë këtë një agresion verbal të disa mediave për të manipuluar opinion publik. Sipas Kullës, "Federata Shqiptare e Peshengritjes as nuk eshte fshehur dhe as nuk ka nder mend ta beje ndonjehere dicka te tille, por per hir te seriozitetit te ceshtjes ka marre nje profil te ulet nepermjet nje deklarate te Keshillit Drejtues e cila sanksionin 3 parime, trasparencen me publikun, detyrimin per te shprehur dhe mbrojtur sportistet deri ne daljen perfundimtare te analizes B". Ja postimi i plotë i Ilir Kullës:

"Te nderuar miq. Fatkeqesisht kemi asistuar ne nje agresion verbal te pahasur me pare nga disa media me qellim manipulimin e opinionit publik kunder ekipit kombetar te peshengritjes dhe Federates Shqiptare te Peshengritjes. Ndaj dua te ndaj me Ju disa mendime lidhur me kete ceshtje. Se pari Federata Shqiptare e Peshengritjes as nuk eshte fshehur dhe as nuk ka nder mend ta beje ndonjehere dicka te tille, por per hir te seriozitetit te ceshtjes ka marre nje profil te ulet nepermjet nje deklarate te Keshillit Drejtues e cila sanksionin 3 parime, trasparencen me publikun, detyrimin per te shprehur dhe mbrojtur sportistet deri ne daljen perfundimtare te analizes B, e cila eshte edhe detyrim ligjor edhe detyrim moral ne mbeshtetje te sportisteve te ekipit tone kombetar dhe parimin e trete ate te analizes se punes brenda vetes, me njohjen e pergjegjesive dhe gabimeve te bera edhe nga vete Federata. Ne kundershtim me ata qe na akuzojne se jemi fshehur ditet e ardhshme publiku do te njihet jo vetem me hapa te rendesishem te FSHP, nder to edhe takim i nivelit te larte me drejtues teFederates Nderkombetare te Peshengritjes. E verteta do te dale ne shesh, ajo kerkon pak kohe, por ne nuk do ti braktisim sportistet dhe kampionet tane te cilet e kane ngritur flamurin kombetar me dhjetra here duke na krenuar. Atyre qe na kerkojne doreheqje, i bejme me dije se doreheqja eshte hap i te forteve dhe njerezve me karakter te forte, por keto ceshtje do te diskutohen pasi te zbardhen deri ne fund detajet e analizave B, pergjegjesite e gjithesecilit, perfshi edhe ndonje dore nga jashte qe me qejf dhe deshire te madhe nuk kursen te prishe as jeten dhe karrieren e 3 te rinjve shqiptare te cilet kane ngritur gjithcka me djerse dhe sakrifica. Sot respekti shkon per sakrificen e sportisteve te te gjithe peshengritesve shqiptare dhe familjeve te tyre, perfshi ekipin kombetar dhe kampionet dhe rekordmenet, shkon dhe per ato familje qe na kane besuar femijet e tyre, motrat, vellezerit , nenat dhe baballaret qe jane pjese e familjes se madhe te peshengritjes. Falenderojme ata qe na kane besuar dhe mbeshtetur dhe nuk harrojme as ata Ponce Pilate qe kerkuan te ishin pjese e fitores se te tjereve dhe dje e sot lane duart duke hedhur sasi pa fund llumi kunder ekipit kombetar dhe Federates Shqiptare te Peshengritjes. Koha do te jete edhe aleati me u drejte dhe me i mire ne kete beteje te veshtire per drejtesi".