Në vijim të ngjarjes së rëndë që tronditi Durrësin, mjeku përgjegjës Ilir Shani ka reaguar publikisht duke shprehur ngushëllimet për humbjen e pacientes V.Xh., e cila ndërroi jetë pas një ndërhyrjeje kirurgjikale.
“Ndjej për detyrë morale dhe profesionale të paraqes një sqarim mbi pozicionin tonë si institucion shëndetësor dhe timin personalisht si mjek përgjegjës,” – thuhet në reagimin e mjekut Shani, i cili shton se ndarja nga jeta e pacientes është një humbje e dhimbshme, pasi ajo ishte një e njohur e afërt dhe e respektuar nga personeli mjekësor.