Akti i dytë i Real- Bayern pritet të dhuroj spektakël në Bernabeu, por në Madrid nuk e marrin lehtë.

Përballë është Bayern i Thomas Tuchel dhe gazetat iberike, Marca nënvizon një fakt që është i pabesueshëm dhe që, ushqen frikën e dështimit të objektivit pikërisht kur duket një hap larg:

Tuchel është i vetmi, ndër trajnerë të mëdhenj aktivë, të cilët nuk kanë humbur kurrë në Madrid dhe, deri më tani, është dorëzuar te Los Blancos vetëm një herë, në vitin 2022, në Stamford Bridge kur ishte në krye të Chelseat (1-3 në çerekfinale).

Një lloj “kriptoniti” me të cilin Carlo Ancelotti do të duhet të përballet përpara se të blejë biletën e tij për në Ëembley dhe të shtojë një tjetër finale në listën e tij të gjerë të sukseseve.

Në Bernabeun e ri të bukur do të fillojë sërish nga barazimi 2-2 i një jave më parë në Bavari. Një rezultat i cili në letër i jep avantazh Real Madridit por që flet edhe për një ekuilibër mes dy skuadrave.

Megjithatë Bayern është dhe mbetet një bishë e shëmtuar për t’u përballur, një ekip ekspert, mjaftueshëm i talentuar dhe i bezdisshëm, qoftë edhe vetëm për kreativitetin dhe shpejtësinë e Sané, Musiala dhe Gnabry dhe për efikasitetin e Kane.

Në anën tjetër të murit, Reali është ende Real, pra thjesht skuadra me më shumë tituj të Champions dhe një qëndrim evropian që asnjë klub tjetër nuk mund të mburret.

Plus, dhe nuk është diçka e vogël, kanë Carletto Ancelottin në pankinë, mbretin e kupave, trajnerin më të mirë të mundshëm kur bëhet fjalë për Champions League.

Krahasuar me ndeshjen e parë në Mynih, do të duhet një Real i ndryshëm, më dominues, megjithëse me të njëjtin kapacitet për të vuajtur që tregohet në Bavari.

Dhe Bellinghami më i mirë do të nevojitet për të fuqizuar Vinicius dhe Rodrygo.

Të fitosh biletën për në Ëembley do të thotë të luash për kupën si favorit, sepse Dortmundi ka pak histori në këtë kompeticion.

Por finalja ende duhet fituar për të mos i lënë një akt të fundit, rreptësisht privat Gjermanisë së goditur të këtij sezoni.

Duhej të ishte, për të gjithë, Real Madrid-PSG, Vinicius kundër Mbappe. Borussia tashmë ka fluturuar drejt Anglisë. Pra, kini kujdes, asgjë nuk merret si e mirëqenë.