Me 15 trofe të fituar, me statusin si trajneri më i suksesshëm në historinë e klubit, Carlo Ancelotti largohet nga Real Madrid. Klubi spanjoll me anë të një deklarate për mediat ka bërë zyrtare këtë vendim të marrë kohë më parë: “Real Madrid dhe Carlo Ançelotti kanë arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund kontratës. Klubi ynë dëshiron të shprehë mirënjohjen dhe dashurinë për një nga legjendat më të mëdha të Real Madridit dhe të futbollit botëror. Carlo Ançelotti e ka udhëhequr ekipin në një prej periudhave më të suksesshme në historinë tonë 123-vjeçare duke u bërë trajneri me më shumë tituj në historinë e klubit: 3 Champions League, 3 Botërore për Klube, 3 Superkupa Europiane, 2 tituj në La Liga, 2 Kupa Mbreti dhe 2 Superkupa spanjolle”, lexohet ndër të tjera në deklaratën e klubit spanjoll. Kujtojmë që pas Realit, Ancelotti do të nis një aventurë të re në krye të përfaqësues së Brazilit.
Real Madrid bën zyrtare “divorcin” me Ancelottin, largohet si legjendë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Mori peng disa persona për rreth 12 orë, FBI vret autorin në Kaliforni! Nuk ka të lënduar
Ibrahimaj me maturantët: Vetëpunësimi, mundësi për të kthyer idetë në biznese
Mbyllet protesta! Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Të paktën 21 viktima nga zjarri në një hotel në Nju Delhi





