Real Madrid po mendon seriozisht për të ardhmen dhe “Los Blancos” janë një prej klubeve që gjithmonë kanë ditur të bëjnë goditjet e duhura në merkato.

Sipas medieve britanike, Real Madrid ka nisur të studiojë profilin e talentit të Manchester United, Kobbie Mainoo.

18-vjeçari po shijon një sezon fantastik, me Mainoo që ka luajtur 24 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola, teksa ka kontratë deri në vitin 2027.

Inline image

Falë formës, kartoni i tij ka prekur shifrën e 40 milionë eurove dhe tani mbetet për t’u parë nëse madrilenët do të lëvizin seriozisht dhe nëse te Man UTD do të heqin dorë nga një prej lojtarëve më premtues.