Një 15-vjeçar shqiptar ka përjetuar momente tmerri mbrëmjen e së premtes në sheshin Karamalaki në Agios Panteleimonas, Athinë, pasi është sulmuar me thikë nga tre persona.

Sipas medieve greke, tre persona të panjohur kanë kërcënuar me thikë 15-vjeçarin duke i kërkuar që t’u jepte celularin. Pasi ka refuzuar t’u jepte telefonin grabitësve, ai është përballur me ashpër me ta, të cilët e kanë plagosur me thikë në këmbë.

Pas plagosjes, 15-vjeçari është dërguar për përkujdesje mjekësore të specializuar në spitalin e fëmijëve “Agjia Sofia”, ku i është dhënë ndihma e parë dhe më pas ka dalë nga spitali.

Ende nuk ka raportime lidhur me identitetin e agresorëve, ndërkohë që policia njofton se punohet pë kapjen e tyre.