Kreu i SPAK Klodian Braho foli sot më 2 qershor, pas rekomandimeve të qeverisë për vitin 2026, që u prezantuan nga ministri i Drejtësisë Toni Gogu.
Braho bëri me dije fillimisht se sfidat e reja në luftën ndaj krimit kërkojnë teknologji të re dhe buxhet të shtuar.
“Hetimet ndaj grupeve kriminale dhe krimit në tërësi kërkojnë më shumë teknologji. Sfidat e reja dujhet që të shoqërohen dhe me mbështetje buxhetore, që të luftohet pastrimi i parave. Analiza e rekomandimeve do të shërbejë se cilat masa mund të merren mënjeherë dhe cilat kërkojnë mbështetje financiare. SPAK synon që të jetë institucion i pavarur, i hapur për bashkëpunim, por edhe me integritet në hetimet e tij”, tha Braho.
Shtoi se edhe bashkëpuni me institucionet shqiptare, por edhe ato ndërkombëtare është tepër me rëndësi.
“Bashkëpunimi ndërkombëtar është shumë i rëndësishëm, pasi krimi tashmë ka kalur kufijtë kombëtarë. Tashmë duhet të gjurmojmë krimin, kudo ai vegjiton. Lufta ndaj krimit e korrupsionit nuk mund të bëhet vetëm nga një institucion i vetëm. Duhet një bashkëpunim gjithnjë e më i madh me Policinë e Shtetit dhe të gjitha institucionet e tjera, që të kemi rezultate më të mira”, u shpreh Braho.
Në fund, falënderoi ministrin për paraqitjen e prioriteteve për vitin 2026, duke shtuar se do jenë në fokus nga ana e SPAK.
“Falënderoj ministrin e Drejtësisë për rekomandimet. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit, kërkon bashkëpunim, investim dhe kërkon që shteti të investojë, në ato fusha, që janë prioritet”, përfundoi kreu i SPAK, Klodian Braho.





