Botërori i Rusisë është në rrezik për Dani Alves. Mbrojtësi i djathtë brazilian vendosi një rekord absolut me suksesin që arriti me PSG në finalen e Kupës së Francës ndaj Les Herbiers pasi arriti kuotën e 40 trofeve në karrierë, duke u bërë futbollisti që ka fituar më shumë trofe gjatë të gjitha kohërave.

Megjithatë aktivizimi në atë sfidë mund t’i kushtojë rëndë ish-lojtarit të Juventusit, i cili pësoi një dëmtim në gjurin e djathtë dhe tashmë rrezikon seriozisht të mos luajë në Kupën e Botës që do të zhvillohet në Rusi verën e ardhshme, edhe pse për ta thënë me siguri, diçka të tillë mbetet për t’u përcaktuar shkalla e dëmtimit.