2 qershor 2015 – Viti që kemi lënë pas mund të cilësohet si viti i divorceve, pasi shënoi një rekord të tillë. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë për 4.240 divorce të regjistruara gjatë gjithë vitit 2014, ku numrin më të lartë e mban Tirana.

Një trend rritës shënon numri i femrave që kërkojnë divorc. Mosha mbizotëruese mbetet 25-40 vjeç. Shumica e çifteve duan të ndahen pasi kanë kaluar disa vite martesë dhe mes tyre ka edhe fëmijë.

Kërkesa për divorc është një fenomen në rritje nga viti 2001, ku nga  9.6 divorce në 100 çifte, tani numërohen 17.8 divorce në 100 martesa.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/