Botërori amerikan e ka thyer tashmë një rekord; do të jetë edicioni më i ndotur në histori.
Sipas studimit të kryer nga agjencia e specializuar në teknologjinë klimatike, Greenly, emetimet e dioksidit të karbonit do të jenë rreth 7.8 milionë tonë, ose 2.1 herë më të larta se totali zyrtar i Katar 2022.
Çështja më e rëndësishme në këtë pikë ka të bëjë me strukturën e këtyre emetimve. Gjatë edicionit të kaluar, Katar ndërtoi 7 stadiume nga e para duke gjeneruar emetime të mëdha të lidhura me infrastrukturën.
Në turneun që nisi këtë të enjte do të përdoren stadiume ekzistues, kështu që infrastrukturat përfaqësojnë vetëm 3% të totalit. Në krahun e kundërt, spostimet e spektatorëve përbëjnë 87% të totalit pasi në Amerikën e Veriut vijnë tifozë nga e gjithë bota dhe distancat mesatare janë superiore ndaj atyre në Katar.





