Tashmë në cilësinë e kreut të PD-së, Sali Berisha në një konferencë për mediet u shpreh se Rama ka treguar haptazi se ka kapur sistemin gjyqësor.

Sipas tij, në mungesë transparence, Këshilli i Ministrave vendos të heqë dorë nga rekurset për Gjykatën e Lartë për çështjen me natyre civile.

Ai theksoi se vlera e kësaj tërheqje është miliarda euro dëm për pasurinë publike dhe qytetarët shqiptarë.

Berisha shtoi se në emër të Reformës në Drejtësi qeveria po koordinohet me Gjykatën e Lartë për të krijuar favore për persona dhe individë të caktuar.

Berisha: Me vendimin e tij tregon haptas kontrollin mbi sistemin gjyqësor. Në mungesë të transparencës dhe dëmit kolosal që mund t’i shkaktohet shtetit për rrjedhojë taksapaguesve shqiptarë, Këshilli i Ministrave vendos të heqë dorë nga rekurset për Gjykatën e Lartë për çështjen me natyre civile. Mafia e tmerrshme e tokave nuk shkon më në Gjykatë të Lartë. Ky vendim sipas Ramës është bërë me qëllim lehtësimin e stokut të çështjeve. Vlera e kësaj tërheqjeje është miliarda euro dëm për pasurinë publike dhe qytetarët shqiptarë.

Në emër të Reformës në Drejtësi qeveria po koordinohet me Gjykatën e Lartë për të krijuar favore për persona dhe individë të caktuar. Pas këtij vendimi qëndrojnë klanet mafioze të tokave, të territoreve, të kontrabandës. Vlerësimi për rreth 3800 dosje do të bëhet nga ushtarët e partisë, e sigurt dora e zezë e Delinës, dhe që të gjithë militantë të PS të klubit juridik Qemal Stafa do të përzgjedhë se kush do falet dhe kush nuk do të falet. Nuk ka nevojë për gjykatës. Prej 7 vitesh Gjykata e Lartë ka gjithsej 13 gjykatës pavarësisht stokut të tmerrshme, mazhoranca nuk plotëson vende,. Përse ? Sepse i do të gjithë të klonuar, alla sadush, alla dvoran.