Të tjera detaje janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Refit Buzi dyshohet se vrau me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, plagosi ish-vjehrrën dhe më pas u largua duke marrë me vete ish-bashkëshorten.

Burime për mediat bëjnë me dije se forcat speciale RENEA kanë rrethuar një zonë në fshatin Cukalat të Beratit, aty ku dyshohet se mund të jetë strehuar 35-vjeçari. Sipas informacioneve paraprake, ai dyshohet se ndodhet ende me ish-partneren e tij, ndërsa nuk ka ende të dhëna për gjendjen e saj.

Policia ka ngritur një perimetër sigurie dhe ka angazhuar forca të shumta në terren për kapjen e autorit të dyshuar. Operacioni vijon, ndërsa efektivët po përpiqen të negociojnë me 35-vjeçarin për dorëzimin e tij pa përshkallëzim të situatës./