Ka pasur replika të ashpra mes liderit të koalicionit PAN, Kadri Veseli dhe Albin Kurtit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kadri Veseli: “Jam Kadri Veseli, borxh nuk i kam askujt. Populli e ka tregu veten me përkrahjen, në të njëjtën kohë çka janë organe publike urdhëroni.

Mos e abuzoni vendin. Ky shtet është shumë i shenjtë, nuk do të lejojmë aq lehtë që të manipulohet me këtë shtet.

Pushtetin merre Albin bëje 61 publikisht. Kur ti bëhen Albin Kurtit 61 vota në këtë Kuvend, unë kryetari i PAN-it kam për ta nënshkruar që të bëhet Kryetar Kuvendi dhe le të bëhet kryeministër se e ka nxjerrë kravatën si simbol i borgjezisë.”

Albin Kurti: “Unë pata një pyetje shumë të thjeshtë për z. Veselin: Pse nuk matesh? Dil matu? Shiko a i ke 61 deputetë? Gjykata Kushtetuese me vendimin e 26 gushtit 2014 ua ka dhënë të drejtën eskluzive, ua ka dhënë veton, dil matu. Pse nuk del të matesh? Nëse nuk do, nëse frikësoshesh të matesh atëherë unë jam i bindur që në mesin e deputetëve të PAN-it ka deputetë që i marrin 61 vota. Rrjedhimisht kjo nënkupton që ka deputetë në mesin e PAN-it që unë i votoj kryetarë të Kuvendit por ju duhet ta propozoni atë. Nuk më takon mua që ta propozoj, ju takon juve. Ose propozoni z. Veseli që unë nuk e di nëse kalon, ose propozoni dikë tjetër që unë po iu them se ka shumë më tepër mundësi që të kalojë. Nuk e kuptoj pse gjithë ky inat, pse gjithë kjo gjuhë e urrejtjes, pse gjithë kjo mëri, pse gjithë kjo ashpërsi kundër neve?! Unë vetëm një pyetje të thjeshtë ju bëra.”

Kadri Veseli: Mos të çmendemi për karrigen. Bëj 61 Albin, ke për të qenë kryetar dhe krevata ka për të qëndruar edhe më mirë si kryeministër. Sherrin ka për ta parë Kosova. Ke për të kthyer Serbinë në Kosovë

As sot Kuvendi i Kosovës nuk arriti sërish të zgjedh kryetarin dhe nënkryetarët e këtij institucioni.

Albin Kurti bëri dy propozime 

I pari ishte që PAN të ndërrojë kandidatin për kryetar dhe në vend të Kadri Veselit të dalë me një kandidat tjetër, i cili sipas tij do të mund të siguronte mbi 61 vota.

Propozimi i dytë nëse PAN nuk propozon kandidat, atëherë grupet tjera parlamentare duhet ta bëjnë këtë.

Në replika u përfshi dhe  rasti i vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharinë burg për të cilin Veseli tha se Vetëvendosja do e harrojë sapo të hipë në pushtet.