KINE, 15 mars 2013-Një gazetar i televizionit britanik Sky News dhe kamermani i tij janë arrestuar nga policia në sheshin Tiananmen të Pekinit gjatë një transmetimi të drejpërdrejtë.

Korrespondenti Mark Stone po raportonte për tranzicionin e udhëheqjes në Kinë, kur policët iu afruan dhe i kërkuan që të shkonte me ta në stacionin stacion policor.

Kamera ka qëndruar e ndezur gjatë udhëtimit me furgonin e policisë.

Televizioni Sky thotë se ekuipazhi i tij ka pasur leje që të xhirojë në sheshin shumë të ndjeshëm dhe me patrulla të shpeshta të Tiananmenit.

Megjithatë, Stone tha se policia iu ka thënë atyre se lejet e tyre nuk janë shfaqur si duhet dhe se ai nuk e kishte me vete pasaportën siç kërkohet me ligj.