Rey Manaj po kalon momentin e artë në karrierën e tij si profesionist. Sulmuesi i kombëtares është kthyer në liderin e Sivassporit dhe me golat e tij, ekipi ka impresionuar këtë sezon.

Duke folur për formën e tij fantastike Manaj, shpjegoi në mediat turke, se i është përkushtuar 100 % futbollit, ndërsa e nisi intervistën duke thënë dy tre fjalë turqisht.

“Unë jam mësuar me futbollin, pasi kam firmosur për klubin tim të parë që në moshën 16- vjeçare. Tani ndihem mirë, sepse i jam dedikuar këtij sporti. E shikoj me shumë pasion. Vij në stërvitje tri-katër orë përpara dhe kujdesem shumë edhe me ushqimin. Më pëlqen që të konsumoj shumë bakllava, por e frenoj veten pasi duhet të vrapoj shumë. Preferoj ta konsumoj pas ndeshjeve. Dëshira ime është që të dërgoj Sivasporin mes pesë skuadrave më të mira në Turqi”, tha Manaj, i cili më pas tregoi si u bë pjesë e klubit turk.

“Presidenti i Sivasporit ishte i pari që më telefonoi kur unë isha ende i dëmtuar. E kisha ndjekur një vit më parë këtë ekip teksa luante përballë Fiorentinës. Më pas mora disa telefonata edhe nga disa klube të tjera turke, por dëshiroja të luaja me Sivasporin, pasi i kisha dhënë fjalën presidentit. Tani mendoj se e kam bërë mirë zgjedhjen time”, vazhdoi rrëfimin 27-vjeçari.

Periudhën më të vështirë në karrierë Manaj e kaloi në Angli tek Ëatford dhe për këtë fakt ka një shpjegim.

“Në Angli kam kaluar një periudhë të keqe, jo për shkak të nivelit të futbollit atje, por sepse nuk u përshtata me mënyrën se si punonin. Unë isha mësuar që të shkoja në palestër një herë në javë, ndërsa në Angli shkonin çdo ditë”, deklaroi autori i 18 golave ne sallonet e medha të futbollit turk, që zbulioi se Ronaldo fenomeni është idhulli i tij.