Zjarrit shkatërrues, i cili po “përpin” çdo gjë që po i del para në Los Anxhelos, duket se i ka shpëtuar për mrekulli një rezidencë luksoze. Është cilësuar mrekulli sepse ajo ka qenë e rrethuar nga vila të tjera luksoze që janë bërë tashmë shkrumb e hi, por kjo që shihni në foto.

E rrethuar nga rezidenca miliona dollarëshe të shkatërruara nga zjarri, por ajo vetë nuk ka pësuar asnjë dëm. Rezidenca me vlerë 8 milionë dollarë, me pamje nga oqeani, i ka shpëtuar një zjarri katastrofik, i cili ka vrarë më shumë se 10 persona dhe shkatërruar afërsisht 10 mijë ndërtesa në Los Anxhelos. Rezidenca që duket se ka shpëtuar mrekullisht nga zjarri, është ndërtuar në vitin 2000 dhe është pronë e CEO-s së “Waste Menagment” David Steiner. Zjarret apokaliptike në Kaliforni nuk kanë ndaluar akoma dhe dëmet vazhdojnë të rriten në miliarda dollarë.
