Kryedemokrati Sali Berisha ka thirrur në një takim drejtuesit politikë të PD-së për qarqet. Takimi pritet të zhvillohet në orën 20:30 në selinë e Partisë Demokratike.

Në fokus të takimit të tyre pritet të jetë rezultati i zgjedhjeve, për të cilat, Berisha thotë se ishin “farsë elektorale”.

Ai ka premtuar “betejë për votën e lirë” dhe më 16 Maj, ditën e samitit të Komunitetit Politik Europian, Berisha ka paralajmëruar një protestë.