Shtetet e Bashkuara kanë vlerësuar Shqipërinë për riatdhesimin e fundit të pesë shtetasve shqiptarë nga Siria.

Përmes një reagimi të publikuar nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë, bëhet e ditur se në Shqipëri janë kthyer dy gra dhe tre fëmijë, të cilëve tashmë u mundësohet mbështetje për rehabilitim dhe riintegrim.

Në postimin e saj ambasada amerikane citon Byronë e Kundërterrorizmit pranë Departamentit Amerikan të Shtetit, duke thene se kjo eshte ‘një fitore për këto familje dhe për sigurinë globale’.

“Shtetet e Bashkuara vlerësojnë Shqipërinë për riatdhesimin e shtetasve të saj nga Siria, dy gra dhe tre fëmijë të kthyer së fundmi, të cilëve u mundësohet një e ardhme me mbështetje për rehabilitim dhe riintegrim. Një fitore për këto familje dhe për sigurinë globale”, thuhet në reagimin e Ambasadës, të publikuar më parë edhe nga Byroja e Kundërterrorizmit.