Në mbrëmjen e madhe të Met Gala 2025, këngëtarja e njohur Rihanna dha lajmin e ëmbël të shtatzënisë. Me barkun e rrumbullakosur ajo u bë qendër e vëmendjes së eventit që bëri bashkë shumë yje të Hollywood-it.
Megjithatë shumë spekulime janë ngritur, e kjo si shkak të asaj që Rihanna tha në tapetin blu. Një bisedë mes batutash me një paparac duket se nxori zbuluar “Ririn”. Në momentin që nisën të binin disa pika shi, ajo u pyet nëse kishte marrë një çadër me vete, (umbrella, referuar dhe titullit të një kënge të saj).
Përgjigja e këngëtares ishte se në fakt çadër kishte marrë me vete bashkëshorti i saj, reperi A$AP Rocky. Ajo vazhdoi duke thënë se kishte marrë me vete në event fëmijë/fëmijët.
“Fëmijë/ fëmijët?! Çfarë tha Rihanna, fëmijë apo fëmijë? Mos ndoshta Rihanna është shtatzënë me binjakë dhe këtë gjë e ka zbuluar padashur?”, ishin pyetjet që u ngritën.
Kaq mjaftonte që një numër i madh ndjekësish të ngrinin spekulimet se Rihanna do të sjellë në jetë binjakë. Megjithatë nuk i dihet…
Rihanna dhe A$AP janë prindër të dy djemve, RZA 2vjeç dhe Riot 1 vjeç dhe ajo ka shprehur gjithmonë dëshirën që të jetë nënë e një vajze…
