Qeveria ka miratuar sot katër vendime për procesin e rindërtimit pas dëmtimeve që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit, në rikonstruksione banesash, pallatesh e shkollash të dala jashtë fundsionit.
Pas bashkisë së Shijakut, vendimi i dytë ka të bëjë me zonën për zhvillim në bashkinë Durrës.
Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj tha fondi i KE do të angazhohet në trashëgimi kulturore të dëmtuar, ku përfshihet Amfiteatri dhe Kalaja e Durrësit.
“Vendimi i dytë ka të bëjë me shpalljen e zonës së re për zhvillim në Bashkinë Durrës, përkatësisht në zonën e Parkut arkeologjik, dhe caktimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit për këtë zonë, si njësi zbatuese. Është vendim i rëndësishëm, edhe në kuadrin e ndihmës që Komisioni Europian i jep Shqipërisë me 115 milionë euro e avancuara në Konferencën e Donatorëve, nga të cilat 15 milionë euro janë në rindërtimin e 22 shkollave, 50 milionë të tjera do të shkojnë në listën e dytë që miratohet së shpejti të shkollave dhe 50 milionë të tjerë do të jenë brenda dy muajsh në proces negociimi me institucionin përkatës, në gjithë zonën e dëmtuar, në ato pika ku kemi objekte të trashëgimisë kulturore. Që do të thotë, në kuadër të rindërtimit, KE angazhon 65 milionë euro në shkolla dhe 50 milionë euro në objektet e trashëgimisë kulturore. Në zonën e re të propozuar për zhvillim, ndodhen disa prej monumenteve më të rëndësishme kombëtare, si Amfiteatri i Durrësit, Kalaja, Termat Antik si dhe një sërë monumentesh të kategorisë së parë dhe të dytë.”, tha ministri.





