Pas temperatura të ulëta, në Kukës janë rikthyer reshjet e dëborës.

Aktualisht reshjet vijojnë me intensitet të lartë edhe në qytet, por nuk ka asnjë raportim për probleme.

Sipas parashikimeve, gjatë pasdites reshje të dobëta dëbore do të regjistrohen edhe në zona të tjera në veri e verilindje të vendit.

Më herët gjatë javës, reshjet e dëborës u rikthyen edhe në qarqet e Dibrës dhe Korçës, duke krijuar vështirësi, por të gjitha rrugët raportohen të hapura.

Ndërkohë pjesa tjetër e vendit është përfshirë nga moti i ftohtë me temperatura të ulëta.