Këtë të hënë ka rinisur gjyqi ndaj Presidentit Ilir Meta në Gjykatën Kushtetuese.

Në të njëjtën kohë kur juristët e kreut te shtetit do jenë para gjyqtarëve kushtetues, pak metra me tutje Ilir Meta nga zyra e tij do lexojë publikisht përgjigjet e 72 pyetjeve të bëra nga anëtarët e gjykatës.

Presidenti ka zgjedhur të mos marrë pjesë fizikisht në gjyqin që po zhvillohet ndaj tij, duke ia lënë në dorë mbrojtjen juristëve.

Sot me nisjen e seancës përfaqësuesi i presidentit Bledar Dervishaj tha se ka sjellë për trupin gjykues prova dhe fakte të reja.

Dervishaj i ka paraqitur një kërkesë të re gjykatës. Dokumentet e kuvendit u janë shpërndarë anëtarëve të trupit gjykues dhe një kopje e tyre i është dërguar presidentit.

BushkaDuam të kuptojmë se për çfarë është kjo kërkesë, ka të bëjë me  përgjigjet e pyetjeve, apo diçka tjetër.

Tusha: Mund t’ju vëmë në dispozicion laptopin e gjykatës në funksion të procesit.

Dervishaj: Kam marrë laptopin e punës dhe do më ndihmonte për të shpjeguar, kam sjell prova dhe fakte të reja.

Dervishaj: I kemi materialet edhe në flash dhe do përdorim laptopin e gjykatës që është i certifikuar.

Dervishaj: Jemi në seancën e tretë të kësaj çështje. Presidenca parashtroi përgjigjet e saj. Edhe Kuvendi i dorëzoi me shkrim. Nuk u përgjigj brenda 2 orësh. Se ishte në pamundësi. Përgjigjet ne i kemi hartuar me shkrim. I depozitoj para gjykatës përgjigjet me shkrim të presidentit. Duke u ndalur tek disa prova të reja që kanë ardhur nga Kuvendi dhe presidenti. Dua të anatemoj vërtësinë e provës nga Kuvendi, ka ardhur të premten me urgjencë, ndërkohë që punonim mbi pyetjet. Bëhet për të hedhur poshtë pretendimet e presidentit. Kjo është urgjenca, ne e kuptojmë. Por kuvendi s’mund të ndërhyjë të prova, te vërtetësia e saj.

Me datë 4 shkurt Gjykata na dërgoi një shkrese të Kuvendit. Që prej datës 1 korrik I jemi referuar nr të kryetarit 06.05.2021 dhe jo 05.05.2021 sic e përcjell Kuvendi. Është në format me nënshkrimin e kryetarit.

Nuk mund të caktohej data 7 për mbledhjen e Kuvendit, sepse raporti nuk ishte formësuar.

Nëse do të krahasojmë pikën 20 të urdhrit të kryetarit, me pikën 20 të rendit të ditës, edhe titulli ndryshon.

Kjo vë në dyshim të fortë vërtetësinë e provave të sjellë. Gabimi më trashanik është urgjenca sesi është sjellë kjo provë e Kuvendit, e cila nuk është  e vërtetë, por ka si qëllim të hedhë poshtë atë çka pretendon presidenti.

Ndërhyrja e presidentit në zgjedhje.  Presidenti ka komunikuar me letër me Komisionerin shtetëror, ku kërkonte që i gjithë kabineti i presidentit të marrë pjesë në vëzhgimin e zgjedhjeve. Celibashi i bëri me dije të presidentit që se bashku me kabinetin e tij mund të merrte pjesë në vëzhgimin e zgjedhjeve. Prandaj ndërhyrja e presidentit në vëzhgimin e ligjeve ishte legjitime.