Afati për rivlerësimin e pasurive të patundshme e shty deri më 31 maj të ketij viti. Komisoni i Ekonomisë miratoi propozimin e qeverisë me votat e mazhorancës, opozita nuk merrte pjese në mbledhje.
Afati i mëparshëm ishte 28 shkurti. Ky ligj u mundëson qytetarëve të rivlerësojnë pronat me një taksë të ulët, vetëm 2 për qind të vlerës, nga 15 për qind që është normalisht.
Nga shtatori kur nisi deri tani ka pasur 27 mijë aplikime, ndërkohë u krijohet mundësia edhe 30 mijë familjeve të tjera që të përfitojnë nga procesi i legalizimit të apartamenteve.
“Formalizim shumë i madh, prej 1 miliard dollarësh, kursim për qytetarët prej 156 miliardë dollarë një fluks në rritje dhe mundesi për 30 mijë familje na bën t’iu kërkojmë shtyrjen e afatit të ligjit deri 31 maj 2017”, tha Arben Ahmetaj, ministri i Financave.
Në të njëjtën mbledhje komisioni i Ekonomisë miratoi shtyrjen e afatit deri në 31 dhjetor të 2018, të përdorimit të bonove të privatizimit. Këto të fundit mund të përdoren për në formulën e pagesës së legalizimeve të ndërtimeve pa leje, dhe në disa privatizime të ndërmarrjeve shtetërore.
Rivlerësimi i pronave shtyhet deri më 31 maj
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
A e lexoi Serbia Uashingtonin më mirë se Kosova?
Partneri fle me shpinën nga ju? Ja çfarë mund të fshihet pas këtij pozicioni
Zelensky pret që lufta të vazhdojë edhe gjatë dimrit
Gazetarja pro-Putin rikthehet në ekranet franceze nga distanca, ministri Barrot: Jam zemërthyer





