Al Nassr ka përfunduar rrugëtimin në Champions League të Azisë, pasi u eliminua në gjysmëfinale nga skuadra japoneze Kawasaki Frontale, në një përballje dramatike të zhvilluar në stadiumin “King Saud University” në Riyadh.
Takimi prodhoi pesë gola, por në fund ishin japonezët që siguruan biletën për finalen. Kawasaki kaloi në avantazh në minutën e 10-të me golin e Tatsuya Ito, ndërsa Al Nassr barazoi përkohësisht me Sadio Mané në minutën e 28-të. Skuadra japoneze riktheu epërsinë me golin e Ozeki në minutën e 40-të, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh.
Në pjesën e dytë, të dyja skuadrat realizuan edhe nga një gol, duke e çuar rezultatin përfundimtar në 2-3 në favor të Kawasaki Frontale.
Në finalen e madhe, klubi japonez do të përballet me Al Ahli, që eliminoi Al Hilal në gjysmëfinalen tjetër me rezultatin 3-1. Cristiano Ronaldo dhe Al Nassr mbeten jashtë finales, pavarësisht pritshmërive të larta.