Një deputet në Ukrainë është rrëmbyer nga persona ende të panjohur. Bëhet fjalë për deputetin Aleksej Gonçarenko, i cili është njëherësh edhe zëvendëspresident i bllokut të presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko.

Përfaqësuesi i bllokut të Petro Poroshenkos, Igor Gryniv, nëpërmjet një njoftimi në parlament ka konfirmuar se Gonçarenko është rrëmbyer në qytetin Odesa.

Gryniv ka theksuar se forcat e sigurisë në mënyrë urgjente duhet të formojnë ekipe speciale për gjetjen e tij.

Autoritetet bëjnë të ditur se Gonçarenko pas seancës plenare ka shkuar në Odesa dhe më pas nuk është marr asnjë lajm nga ai.