ELBASAN– Reshjet e shumta të shirave gjatë ditëve të fundit kanë krijuar probleme në disa prej akseve kryesore të qarkut të Elbasanit duke rrëshkitur masive të mëdha dherash dhe gurësh.
Për disa orë me radhë rrëshkitja e gurëve dhe dherave kanë krijuar probleme në një prej rrugëve në afërsi të fshatit Murrash të rrethit Gramsh.
Gurët e rëna dhe një masiv dherash kanë zbarkuar në rrugen e kalueshme të këtij fshati, duke krijuar probleme edhe në qarkullimin e mjeteve.
Ndërkaq pritet ndërhyrja e drejtorive të rrugeve përkatëse për të bërë të mundur pastrimine aksit të bllokuar, në mënyrë që të kthehet normaliteti në qarkullim.
Ky nuk është rasti i parë i rrëshkitjes së dherave në këtë segment, pasi sa herë bien shira me intesitet të lartë ky fenomen bëhet i shpeshtë.