Një 32-vjeçar shqiptar i identifikuar si Fatjon Garxenaj ka humbur jetën tragjikisht në Itali pasditen e djeshme, pasi është rrëzuar me parashutë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në kufirin midis provincave Forlì dhe Ravenna ku po fluturonte së bashku me instruktorin e tij 69-vjeçar.
Të dy ata humbën jetën pas rrëzimit të parashutës. Shqiptari Fatjon Garxenaj 32 vjeç me origjinë shqiptare, me banim në Riolo Terme, Ravenna dhe instruktori Bernardino Panzacchi, 69 vjeç, nga Pianoro.
Parashuta ishte nisur nga fusha ajrore e Villafranca. Një dëshmitar raportoi se papritmas avioni bëri dy kthesa dhe ra në një fushë të kultivuar dhe ndërhyrja e emergjencës ishte e kotë.
Paraprakisht dyshohet se një defekt teknik shkaktoi humbjen e papritur të kontrollit dhe për pasojë i mori jetën dy personave.
Mediat e huaja shkruajnë se Fatjoni, i cili jetonte me partneren e tij, ishte i punësuar si saldator në firmën Castel Bolognese për më shumë se 7 vjet, duke u rritur profesionalisht nga një stazh në një artizan profesionist.
