INDI, 13 mars 2013– Forcat e policisë në Indi po kryejnë hetime intensive pas raportimeve se fshatarët e një zone tribale në Indinë qendrore rrahën me shkopinj 50 gra, pasi i akuzuan të ishin shtriga dhe iu prenë flokët.

Fshatarët vepruan sipas këshillës së një njeriu shpirtëror të zonës, i cili tha se ky sulm do t’i mbronte ata nga shpirtrat e ligj, në një pyll të një zone të varfër të shtetit Chhattisgarh, 400 km nga kryeqyteti Raipur, bëri të ditur policia.

Dhjetëra gra vriten çdo vit në Indi mbi dyshimet e të qenit shtriga apo doktoresha shtrigane. India është një vend ku supersticioni është mjaft i përhapur, veçanërisht në zonat rurale, ku mungon efektshmëria e sistemit arsimor.

Zyrtarë bëjnë të ditur se megjithëse vrasjet në Chhattisgarh janë të pakta në numër, atje torturohen dhe përndiqen duke u zhveshur me dhunë rreth 100 gra çdo vit.

Shteti miratoi që në vitin 2005 një Ligj (parandalimi) mbi Shtriganinë, në mënyrë që të ulte ritmin e gjuetisë së shtrigave, duke dhënë dënime me burgim për agresorët. Megjithatë, vazhdojnë të raportohen raste të tilla.