Numri i aksidenteve në vendin tonë është rritur ndjeshëm në muajt e fundit, ku fatkeqësisht ka patur shumë viktima, mes tyre edhe fëmijë.
Sipas ekspertit Fatmir Hasho, 5 janë rrugët më të rrezikshme në vendin tonë, në të cilan ndodhin edhe aksidentet më fatale. Tre segmente janë në veri të vendit, kryesisht në aksin Shkodër-Lezhë, ndërsa dy të tjera janë në jug, Lushnje – Berat dhe Pogradec – Korçë.
“Në atë qarkullojnë shumë përdorues rruge, mjetë, biçikleta dhe njerëz që kalojnë nga njeri krah në tjetrin. Që nga Shkodra deri në Koplik apo edhe Han i Hotit, shkelja me e madhe është parakalimi i gabuar ku nuk lejohet. Qe nga Shkodra deri në Lezhë, po ashtu nga Miloti deri në Lezhë. Në jug kemi rrugën nga Lushnja deri në Berat, nga Pogradeci në Korçë”, tha Hasho për Tv Klan.
Sipas tij, tejkalimi i shpejtësisë dhe mosrespektimi i korsisë së lëvizjes së mjeteve janë shkaqet kryesore të aksidenteve, ndërkohë që problem është edhe mungesa e sinjalistëikës rrugore në disa akse.
Rritja e numrit të aksidenteve, eksperti rrugor tregon 5 akset më të rrezikshëm
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Krimi në Memaliaj, ky është 30-vjeçari që humbi jetën
Ndëshkohen dy ushtarët izraelitë që përdhosën statujën e Jezusit në Liban
Trump njofton zgjatjen e armëpushimit me Iranin: Do të zgjasë deri kur…
Vrasja me armë zjarri në Memaliaj, policia jep detaje: Viktima humbi jetën rrugës për në spital, i plagosur edhe vëllai i autorit





